Flash News

E-TJERA

Dy mjete përplasen 'kokë më kokë' në aksin Pogradec–Korçë, njëri prej tyre shkrumbohet në flakë

 

Dy mjete përplasen 'kokë më kokë' në aksin
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Pogradec–Korçë, në zonën e Qafë Plloçës, ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë.

Njëri prej mjeteve është përfshirë nga flakët pas përplasjes.

Fatmirësisht, drejtuesit e të dy mjeteve kanë mundur të dalin në kohë. Si pasojë, aksidenti ka shkaktuar vetëm dëme materiale, pa të lënduar.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet që çuan në përplasjen e dy automjeteve.  

Të fundit