Flash News

E-TJERA

Dy motomjete përplasen me njëra-tjetrën në Fier, plagosen drejtuesit

Dy motomjete përplasen me njëra-tjetrën në Fier, plagosen

Një aksident u regjistrua gjatë mbrëmjes së sotme në fshatin Metaj, në Fier.

Policia njofton se dy motomjete janë përplasur me njëri-tjetrin e për pasojë kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit, përkatësisht  20 dhe 34-vjeç. 

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 21:30, në fshatin Metaj, Fier, motomjeti që drejtohej nga shtetasi F. Gj., 20 vjeç, është përplasur me motomjetin që drejtohej nga shtetasi K. P., 34 vjeç. Nga përplasja e motomjeteve janë dëmtuar të dy drejtuesit të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

 

 

Të fundit