Flash News

E-TJERA

Dy motrat Dhimaku humbën jetën në aksident, vëllai 10-vjeçar niset për kurim në Romë

Dy motrat Dhimaku humbën jetën në aksident, vëllai

Katër ditë pas aksidentit të rëndë që i mori jetën dy motrave Dhimaku, shtëpia e familjes së Rizalit është e mbushur me njerëz që hyjnë e dalin mes lotësh dhe heshtjes së rëndë, për të ngushëlluar prindërit që humbën dy bijat e tyre, Rozinën 20 vjeç dhe Elivisën 22 vjeç.

Vajzat u goditën për vdekje nga një automjet i drejtuar nga 23-vjeçari Kevi Norra, i cili, sipas policisë, ishte nën efektin e alkoolit në momentin e aksidentit në rrugën nacionale Sarandë–Delvinë.

Ndërkohë, një dritë shprese është hapur për vogëlushin Isli, vetëm 10 vjeç, i cili prej dy vitesh e gjysmë vuan nga leucemia.

Mbrëmjen e së mërkurës ai, së bashku me nënën dhe babain, u nis drejt Tiranës për t’u transferuar më pas në spitalin pediatrik “Bambino Gesu” në Romë, ku do të nisë kurimin falë ndihmës së Fondacionit “Firdeus”.

“Elvisi i vogël tashmë ka mbërritur në Romë. Shpresat janë të mëdha që ai të shërohet,” – shkruan në Facebook kreu i Fondacionit, Elvis Naçi, duke e shoqëruar postimin me foton e djalit të vogël në spital.

Dy motrat Dhimaku humbën jetën në aksident, vëllai

Të fundit