Flash News

E-TJERA

Dy muaj para zgjedhjeve vota e emigrantëve në pikëpyetje, Celibashi: Nuk ka ende rezultate konkrete

Dy muaj para zgjedhjeve vota e emigrantëve në pikëpyetje,

Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në një konferencë për shtyp, dha një panoramë të situatës parazgjedhore deri më tani.

Celibashi tha se KQZ do përgatisë një kalendar të të gjitha akteve që do ndërmarrë gjatë kësaj periudhe për t’i bërë publike, ndërsa shtoi se problem vijon të jetë procesi i votës së emigrantëve, pasi ende nuk ka rezultate konkrete.

“Përfunduam demonstrimin e parë të pajisjeve të identifikimit elektronik të zgjedhësve, do demonstrojmë dhe dy teste të tjera, dhe do të kemi dhe prezantime të sistemit të pajisjeve, një në Shkodër ose Kukës dhe një  në Vlorë.

Po punojmë për projektin e monitorimit të kamerave, KQZ ka një eksperiencë tashmë të konsoliduar, Sa i përket votimit nga jashta, procesi fatkeqësisht vazhdon të jetë pa rezultate konkrete dhe në interes nga palët. Kemi përgatitur një kalendar të akteve në të cilat do të kaloj KQZ, për të pasur një qartësi mbi gjithë proceduart që KQZ do të ndjeki për realizimin e këtij procesi. Nga fillimi i javës tjetër do i prezantoj komisionit rregullator draftin që është përgatitur për procedurat e regjistrimit të votuesve nga jashtë.

Sa i përket financimit të partive politike, KQZ ka miratuar rregullat për miratimin e rregulloreve për llogaritjen e vlerës monetare për zgjedhjet. Publisht dua të falenderoj Këshllin e Europës, për hartimin e aktve, janë 140 mln lekë që iu janë shpërndarë partive politike në formën e ndihmës financiare”, tha Celibashi.

Të fundit