Flash News

E-TJERA

Dy persona rezultojnë të zhdukur në Tiranë, familjarët bëjnë kallëzim në polici

Dy persona rezultojnë të zhdukur në Tiranë, familjarët

Dy persona janë raportuar të zhdukur në Tiranë, pasi janë larguar nga banesa dhe nuk janë kthyer më. Familjarët e tyre kanë bërë kallëzim në polici, duke kërkuar ndihmë për gjetjen e tyre.

Sipas burimeve zyrtare, shtetasja D. D., 49 vjeçe, ka raportuar se djali i saj, K. D., 28 vjeç, është larguar nga banesa dhe nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tij.

Gjithashtu, shtetasja A. K., 39 vjeçe, ka kallëzuar në polici se bashkëshorti i saj, D. C., 44 vjeç, është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Policia e Tiranës njofton se po vijojnë kërkimet dhe puna hetimore për gjetjen e dy personave të zhdukur.

Të fundit