Flash News

E-TJERA

Dy persona maskuar me kapuçë, djegia e makinave në Kamëz, çfarë kapën kamerat e sigurisë

Dy persona maskuar me kapuçë, djegia e makinave në Kamëz,

Janë zbuluar detaje të reja në lidhje me ngjarjen në Kamëz, ku u dogjën gjashtë makina nga një biznes ku jepeshin makina me qira.

Kamerat e sigurisë kanë kapur dy persona të maskuar me kapuç të cilët kanë hyrë nga një rrugice pa ndriçim dhe kanë kaluar rrjetën në biznesin e Edjon Hoxhes. Një prej tyre ka hedhur benzinën dhe u ka vënë flakën makinave.

Ndërsa tjetri e ka pritur në rrugice. Deri në këto momente janë shoqëruar 4 persona nga policia.

Të fundit