Flash News

E-TJERA

Dy prokurorë të prekur me Covid-19, shtyhet gjyqi i Saimir Tahirit

Dy prokurorë të prekur me Covid-19, shtyhet gjyqi i Saimir Tahirit

Seanca gjyqësore e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në Gjykatën e Posaçme të Apelit është shtyrë. Shkak është bërë infektimi i dy prokurorëve me Covid-19.

Seanca e radhës do të zhvillohet më 31 janar, ora 11.00. Kujtojmë që dhe seanca paraardhëse u shty për shkak se qjyqtari Florian Kalaja kërkoi kohë për t’u njohur me dosjen.

Ishte Gjykata e Lartë që vendosi që çështja të rishqyrtohet nga një tjetër trup gjykuese në Apel. Në shtator të 2019-ës, Gjykata e Shkallës së Parë e shpalli fajtor ish-ministrin Tahiri për “shpërdorim detyre”, ndërsa rrëzoi akuzat e prokurorisë për trafikim bimësh narkotike, në bashkëpunim dhe grup i strukturuar kriminal.

Tahiri u dënua me 3 vjet me shërbim prove, por pas këtij dënimi, prokuroria u ankua në Gjykatën e Apelit, duke kërkuar dënimin sipas akuzave për trafikim narkotikësh në bashkëpunim dhe grup të strukturuar kriminal.

Të fundit