Flash News

E-TJERA

Dy punëtorë ranë nga lartësia e një objekti në Kamëz, arrestohen inxhinierët

Dy punëtorë ranë nga lartësia e një objekti në

Dy punëtorë janë rrëzuar nga nga lartësia e një objekti në Kamëz.

B. B., 58 vjeç, dhe Q. K., 48 vjeç kanë mbetur të dëmtuar dhe janë dërguar në spital. Në pranga janë vënë dy inxhinierët.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit B. Sh., 39 vjeç, dhe M. N., 26 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal.

Ditën e djeshme, rreth orës 13:00, në Kamëz, në një objekt që po ndërtohet nga firma ku këta dy shtetas punojnë si inxhinierë, janë rrëzuar nga lartësia dy punëtorë, shtetasit B. B., 58 vjeç, dhe Q. K., 48 vjeç, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftim.

Të fundit