Flash News

E-TJERA

Dy qytetarë dhe dy zjarrfikës të asfiksuar nga zjarri pranë QSUT, në ndihmë edhe forcat RENEA

Dy qytetarë dhe dy zjarrfikës të asfiksuar nga zjarri pranë

Katër persona, mes tyre dy zjarrfikës, kanë kërkuar ndihmë mjekësore për asfiksi pas një zjarri masiv që përfshiu një kompleks banimi pranë QSUT-së pasditen e së martës.

Flakët u përhapën me shpejtësi në fasadën e kompleksit “Arlis”, duke kërkuar një ndërhyrje të madhe nga forcat zjarrfikëse. Ekipet në terren po punojnë për të shuar plotësisht zjarrin dhe për të evakuuar çdo banor të mbetur brenda ndërtesës. Të katër personat e prekur po marrin trajtim në urgjencën e spitalit “Nënë Tereza”.

Po ashtu, aksionit për evakuimin e banorëve nga pallati te ‘Farmacia 10’ në Tiranë, i cili u përfshi nga flakët, i janë bashkar edhe forcat speciale RENEA.

Të fundit