Flash News

E-TJERA

Dy qytetarë humbin jetën nga Covid-19 , ulen testimet

Dy qytetarë humbin jetën nga Covid-19 , ulen testimet

Dy persona kanë humbur jetën nga Covid-19 në vendin në 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë raporton se kanë humbur betejën me virusin një qytetar nga Tirana 66 vjeç, një qytetar nga Durrësi 81 vjeç.

Ndërkohë, nga 606 testime, kanë rezultuar 233 qytetarë të infektuar, ndërsa 1044 të tjerë janë shëruar.

“Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 606 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 233 qytetarë, në këto bashki:

78 në Tiranë, 24 në Vlorë, 22 në Librazhd, 13 në Lushnje, 12 në Berat, 11 në Durrës, 10 në Kavajë, nga 8 qytetarë në Divjakë, Sarandë, 7 në Gramsh, 6 në Devoll, 5 në Shkodër, 4 në Lezhë, nga 3 qytetarë në Mallakastër, Delvinë, Tepelenë, nga 2 qytetarë në Malësi e Madhe, Fushë Arrëz, Gjirokastër, Përmet, Pogradec, nga 1 qytetar në Pukë, Kukës, Has, Mirditë, Kolonjë, Prrenjas.

Janë 8,997 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 32 pacientë. Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Tirana 66 vjeç, një qytetar nga Durrësi 81 vjeç.

Janë shëruar 1044 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 292,597 që nga fillimi i epidemisë”, njofton ministria.

Të fundit