Flash News

E-TJERA

Dy qytetarë nga Tirana humbin jetën nga Covid-19, 1373 të infektuar nga 24 orë

Dy qytetarë nga Tirana humbin jetën nga Covid-19, 1373 të

Dy qytetarë nga Tirana, përkatësisht 73-78 vjeç kanë humbur jetën nga Covid-19 në 24 orët e fundit në vend.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije edhe se nga 2801 testime, kanë rezultuar të prekur 1373 qytetarë të tjerë.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 30 pacientë.

“Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2801 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1373 qytetarë, në këto bashki:

501 në Tiranë, 92 në Fier, 81 në Durrës, 63 në Shkodër, 50 në Lushnje, 47 në Berat, 45 në Vlorë, 41 në Kamëz, 36 në Sarandë, 31 në Elbasan, nga 27 qytetarë në Lezhë, Tepelenë, nga 23 qytetarë në Vorë, Kuçovë, 20 në Korçë, nga 19 qytetarë në Krujë, Dibër, 16 në Kavajë, 15 në Gjirokastër, 14 në Kurbin, nga 13 qytetarë në Vau i Dejës, Divjakë, Devoll, Dimal, 11 në Mallakastër, 10 në Gramsh, 9 në Patos, 8 në Mirditë, nga 7 qytetarë në Himarë, Maliq, Belsh, nga 6 qytetarë në Malësi e Madhe, Përmet, nga 5 qytetarë në Tropojë, Roskovec, Pogradec, nga 4 qytetarë në Bulqizë, Mat, Delvinë, Skrapar, Peqin, nga 3 qytetarë në Pukë, Fushë Arrëz, Kukës, Has, Shijak, Kolojë, 2 në Libohovë, nga 1 qytetar në Rrogozhinë, Klos, Finiq, Këlcyrë, Poliçan.

Janë 9,729 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 30 pacientë. Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov2: dy qytetarë nga Tirana të moshave 73-78 vjeç.

Janë shëruar 1468 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 289,515 që nga fillimi i epidemisë”, njofton MSH.

 

Të fundit