Flash News

E-TJERA

Dy raste të reja nga Covid-19 në vendin tonë, asnjë humbje jete

Dy raste të reja nga Covid-19 në vendin tonë, asnjë humbje

Në 24 orët e fundit janë kryer 4024 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19 dy qytetarë: 1 rast në Shkodër, 1 në Durrës.

Aktualisht janë 53 pacientë aktivë me COVID19. Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 2 pacientë.

“Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,014 që nga fillimi i epidemisë”, njofton MSH.

Të fundit