Flash News

E-TJERA

Dy shqiptarë arrestohen në Itali për sulm me thikë ndaj një të riu në Rimini

Dy shqiptarë arrestohen në Itali për sulm me thikë ndaj

Dy 20-vjeçarë shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet italiane pasi sulmuan me thikë një 19-vjeçar në Rimini. Sipas raportimeve, shqiptarët sulmuan të riun për para dhe cigare, version që ata kanë dhënë në polici pas arrestimit.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës, kur dy shqiptarët ndaluan 19-vjeçarin dhe i kërkuan kartën e shëndetit për të blerë një paketë cigare. Pasi blenë cigaret, ata i kërkuan para, por kur 19-vjeçari refuzoi, e goditën me thikë në bark.

Gjatë kontrollit, policia gjeti në makinën e tyre drogë, para të gatshme dhe thikën me të cilën u krye sulmi.

Të fundit