Flash News

E-TJERA

Dy të rinj marrin peng 17-vjeçarin në Lezhë, kryejnë akte të turpshme

Dy të rinj marrin peng 17-vjeçarin në Lezhë, kryejnë

Dy djem në Lezhë janë arrestuar ditën e sotme, pasi sipas policisë kanë futur me forcë në makinën e tyre një 17-vjeçar duke e shantazhuar dhe detyruar të përdorë live në Tik Tok, fjalë fyese.

Policia thotë gjithashtu se dy djemtë e kanë ngacmuar edhe seksualisht të miturin.

Ata janë arrestuar dhe ndaj tyre është ngritur akuza “ Dëmtime të tjera me dashje” , “Kanosja” dhe “Ngacmimi seksual”. Të arrestuarit janë Antonino Lleshi dhe Amarildo Gjoka.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– A. Gj., 19 vjeç, dhe A. Ll., 19 vjeç, të dy banues Malsi, Njësia Administrative Kolsh, Lezhë.

Arrestimi i tyre u bë pasi një 17-vjeçar bëri kallëzim në Komisariatin e Policisë Lezhë, duke treguar se më datë 21.07.2022, rreth orës 22:30, është marrë në automjet pa dëshirën e tij nga këta dy shtetas dhe është çuar në drejtim të fshatit Kolsh-Malsi, Njësia Administrative Kolsh, Bashkia Lezhë.

 

Pasi kanë ndaluar automjetin, këta dy shtetas e kanë shantazhuar 17-vjeçarin me video duke e nxjerrë “Live” në rrjetin social “TikTok” dhe duke e detyruar të përdorë fjalë fyese në video, veprime këto të cilat janë shoqëruar me dhunë fizike ndaj 17-vjeçarit, si dhe e kanë ngacmuar seksualisht.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të arrestuar A. Gj. dhe A. Ll. do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme për veprat penale, “Dëmtime të tjera me dashje”, “Kanosja” dhe “Ngacmimi seksual”.

Të fundit