Flash News

E-TJERA

Dy të vrarë me armë zjarri në një pikë karburanti në Durrës

Dy të vrarë me armë zjarri në një pikë karburanti

Të shtënat me armë zjarri në një pikë karburanti në Manëz të Durrësit kanë lënë të vdekur dy persona.

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:45, pas një konflikti të çastit.

Viktimat janë A. K., 23 vjeç dhe F. P., 33 vjeç, ku ky i fundit ka qëlluar me armë 23-vjeçarin duke e lënë të vdekur. Më pas F.P., është qëlluar me armë nga shtetasi D. P., 21 vjeç.

Policia është duke punuar për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, si edhe për të kapur 21-vjeçarin e shpallur në kërkim.

Të fundit