Flash News

E-TJERA

Dy turistë meksikan japin alarmin SOS nga mali i Çikës, niset policia dhe FNSH

Dy turistë meksikan japin alarmin SOS nga mali i Çikës, niset

Dy turistë nga Meksika kanë dhënë alarmin SOS, pasi ishin nisur drejt malit të Çikës. Çifti meksikan pasi është ngjitur në mal, nuk ka mundur të zbresë.

Policia e Himarës dhe FNSH janë nisur drejt malit të Çikës për të marrë turistët. Ata janë drejtuar te çifti meksikan, pasi kanë identifikuar vendin nga ku është dhënë alarmi.

Nga informacionet paraprake që qarkullojnë në media thuhet se çifti është ngjitur në një lartësi të konsiderueshme të malit, ndërsa pritet evakuuimi i tyre.

Të fundit