Flash News

E-TJERA

Dy vatra zjarri në Durrës, digjet sipërfaqja me bimë te Kepi i Rodonit

Dy vatra zjarri në Durrës, digjet sipërfaqja me bimë te Kepi

Një vatër zjarri në lartësinë e kodrave pranë Kepit të Rodonit dhe një tjetër në pyllin e fshatit Shetaj po shkrumbojnë sipërfaqe të mëdha toke.

Në kodrat e Kepit të Rodonit është djegur një sipërfaqe toke e veshur me bimësi të ulët dhe shkurre. Mësohet se nuk ka banesa apo biznese në zonën përreth.

Në fshatin Shetaj është djegur një sipërfaqe me bimësi dhe pemë frutore. Zona rreth vatrës së zjarrit ka disa objekte.

Në vendngjarje ka mbërritur zjarrfikësja, megjithëse terreni është i vështirë.

Të fundit