Flash News

E-TJERA

Dy vëllezër godasin me mjete të forta një të ri në Borsh, policia: Konflikti për motive të dobëta

Dy vëllezër godasin me mjete të forta një të ri në

Një 51-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, ndërsa vëllai i tij është shpallur në kërkim. Ata goditën me mjete të forta një 30-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Kthesa e Dashos”. Policia bën me dije se i plagosuri ka inicialet A. S., ndërsa autorët janë N. P., dhe M. P.

30-vjeçari ndodhet në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.  Mbi dy vëllezërit rëndojnë akuzat për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Të fundit