Flash News

E-TJERA

Dy vëllezërit shqiptarë vrasin ish-bankierin gjatë momentit që po tërhiqte para

Dy vëllezërit shqiptarë vrasin ish-bankierin gjatë momentit

Një ish menaxher banke i dalë në pension është vrarë mbrëmjen e djeshme në qytetin e Leçes në Itali. Viktima është 69-vjeçari Giovanni Caramuscio. Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 11:00 dhe si autorë të krimit dyshohet se janë dy vëllezër shqiptar të cilët janë arrestuar.

Caramuscio ishte duke tërhequr para nga ATM kur është sulmuar nda dy persona, ndërsa bashkëshortja e tij ndodhej në makinë në një distancë shumë të afërt me të. 

Sipas mediave italiane, shqiptarët janë filmuar nga kamerat e sigurisë teksa kryen vrasjen ndërsa ishin të maskuar me maskë antiCovid. Por ajo që i ka tradhëtuar dy vëllezërit shqiptare është fakti se gjatë arratisjes kishin lënë shumë gjurmë. Ende nuk dihet identiteti i tyre.

Policia po vijon hetimet dhe po mundohet për gjetjen e armës së krimit, e cila mund të sjellë detaje të reja lidhur me ngjarjen.

Këtë mëngjes zhytësit e ekipit të zjarrfikësve u futën brenda një pusi në një distancë të shkurtër nga banka. Sidoqoftë, kërkimet për armën e vrasjes nuk dhanë asnjë rezultat.

Dy vëllezërit shqiptarë vrasin ish-bankierin gjatë momentit

Të fundit