Flash News

E-TJERA

Dy vëllezërit u gjetën të vdekur në banesë, flet kryeplaku: Njëri kishte rënë mes korridorit

Dy vëllezërit u gjetën të vdekur në banesë, flet

Kryeplaku i fshatit Çorrush në Mallakastër, Ismet Zenelaj, tregoi se si e mori vesh ngjarjen për dy vëllezërit e moshuar, të cilët u gjetën të pajetë në banesën e tyre.

Zenelaj deklaroi për mediat se dera e banesës ishte e mbyllur dhe se ka arritur t’i shohë përmes dritareve. Ai u shpreh se vëllezërit kishin ndërruar jetë disa ditë më parë.

“Më lajmëroi kryeplaku i lagjes Barjam Allkaj, se një prej gjitonëve të të moshuarve e ka njoftuar se prej një jave nuk i kanë parë të dy vëllezërit, ndaj erdha menjëherë për të parë nga afër situatën. Dera ishte e mbyllur dhe mora një shkallë ku munda të shoh nga dritarja.

Njëri prej tyre kishte rënë në mes të korridorit, ndërsa tjetri paksa i zhveshur, por nuk arrita t’i dalloj mirë. Era e trupave ndihet edhe jashtë banesës ka thënë Zeneli, gjë që tregon se mund të kenë ndërruar jetë prej disa ditësh. Të dy vëllezërit jetonin të vetëm me pensionet e pleqërisë”, tha ai.

 

Të fundit