Flash News

E-TJERA

Dy vite nga regjistrimi i rasteve të para me Covid-19 në Shqipëri, bilanci i pandemisë

Dy vite nga regjistrimi i rasteve të para me Covid-19 në

Sot shënohen dy vite nga konfirmimi i ekzistencës së Covid-19 në Shqipëri. Dy rastet e para me koronavirus ishin babë e bir. Virusi u shfaq fillimisht në Kinë në fund të vitit 2019 dhe më pas u përhap në të gjithë botën.

Covid-19 ka marrë shumë jetë njerëzish. Ky është bilanci i dy viteve pandemi në Shqipëri:

Jetë të humbura- 3,483

Raste pozitive- 272,337

Të shëruar- 267,672

Testime totale- 1,754,760

Por gjatë kësaj kohe ka pasur dyshime se bilanci real i Covid-19 është shumë më i lartë se shifrat që ka raportuar Ministria e Shëndetësisë. Kjo nuk vlen vetëm për vendin tonë, por edhe në shtete të tjera.

Viktimat kanë qenë nga të gjitha grupmoshat. Shumë mjekë kanë humbur jetën teksa ishin në vijën e parë të luftës me këtë virus. Ndërkohë procesi i vaksinimit ka nisur prej më shumë se një viti.

Shifrat e fundit të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë tregojnë për mbi 2 milionë vaksinime të kryera. Aktualisht numri i pacientëve të shtruar është rreth 50 të shtruar në spital, 10% e të cilëve në gjendje të rëndë.

Të fundit