Flash News

E-TJERA

Dy vjet në Shqipëri, Soreca tregon përvojën si ambasador i BE: Kam punuar i drejtpeshuar me qeverinë Rama dhe Berisha

Dy vjet në Shqipëri, Soreca tregon përvojën si ambasador i

Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka treguar si kanë qenë dy vitet e tij në këtë post në Shqipëri.

Duke folur në Euronews Albania, ambasadori thotë se këto dy vite kanë qenë intensive dhe se e vetmja mënyrë që një ambasador të ecë përpara është të jetë i balancuar.

Kanë qenë dy vite intensive. E vetmja mënyrë për një ambasador që të ecë para, është ta bëjë punën i drejtpeshuar dhe i balancuar e duke punuar mbi faktet, ne punojmë me qeverinë Rama tani, por në përvojën time më parë kam punuar edhe me qeverinë tjetër, pasi i kam dhënë rezultatin më të rëndësishëm nga BE, liberalizimin. Në atë kohë, Ilir Meta ishte ministër i jashtëm dhe Lulzim Basha ministër i Brendshëm”, tha Soreca.

I pyetur mbi përplasjet mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama, ambasadori thotë se kur i dëgjon debatet mes tyre sheh një emërues të përbashkët, angazhimi për integrimin evropian.

“Kur i dëgjoj deklaratat politike shoh një emërues të përbashkët, angazhimi për integrimin evropian, ajo që do doja të shihja, të ishte epiqendra e kompromisit përtej retorikave politike. Më shumë se 90% e shqiptarëve janë pro integrimit. Nuk kam parë asnjë politikan kundër integrimit. Ky është emëruesi i përbashkët për klasën politike”, deklaroi Soreca.

Të fundit