Flash News

E-TJERA

Dy vjet nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë dhe shkaktoi 51 viktima, qytetarët ende presin për një strehë

Dy vjet nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë dhe

Dy vjet nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit. Tërmeti me magnitudë 6.4 të shkallës rihter shkaktoi 51 viktima dhe më shumë se 1 mijë të plagosur.

Dy vjet nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë dhe

Edhe sot, pas dy vitesh dëmet e lëkundjeve të fuqishme nuk janë rikuperuar. Ende shumë familje janë në pritje të një strehe. Dëmet më të shumta ishin në qarkun e Durrësit, në epiqëndrën e tërmetit, por pasoja pati dhe në qarkun e Tiranës dhe Lezhës.

Dy vjet nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë dhe

Lëkundjet e 26 nëntorit të vitit 2019 u ndjenë në pjesën më të madhe të vendit. Ai ishte tërmeti më i madh që kishte goditur Shqipërinë në më shumë se 40 vjet.

Deri në datën 1 dhjetor të atij viti ndodhën 1,300 pasgoditje, të cilat shkaktuan panik te qytetarët, frikë që i shoqëroi gjatë banorët e zonave të dëmtuara.

Shumë ndërtesa dhe pallate u shembën në Thumanë, Durrës, Laç e Tiranë, ndërsa gjendja e jashtëzakonshme për këto zona zgjati një muaj. 300 çadra emergjencash u ngritën pranë stadiumit të Durrësit dhe në Thumanë për të strehuar rreth 1,000 persona.

Dy vjet nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë dhe

Më 30 nëntor kryeministri Rama deklaroi fundin e operacionit të kërkim-shpëtimit pasi nuk mendohej të kishte më trupa nën rrënoja.

Dy vjet nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë dhe

E para që erdhi në ndihmë të shqiptarëve ishte Kosova. Shqiptarët atje strehuan shumë familje të prekura, ndërsa autoritetet kosovare ishin krah për krah me ato shqiptare.

Dy vjet nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë dhe

Shumë shtete ndihmuan jo vetëm në operacionet e kërkim-shpëtimit, por dhe me ndihma financiare. Ndër to mund të përmendim Austrinë, Kroacinë, Francën, Greqinë, Emiriatet e Bashkuara, BE, etj.

Tërmeti i dy viteve të parë nxori në pah dhe mungesën që kishin autoritetet shqiptare në operacionet e kërkim-shpëtimit. Rrjedhimisht, ekipe shpëtimi me pajisje të specializuara, qen nuhatës dhe furnizime të tjera emergjencash mbërritën në Shqipëri nga vendet fqinje dhe Europa për të ndihmuar.

Dy vjet nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë dhe

Shumë hotele hapën dyert për të pastrehët. Ata qëndruan për një peridhë kohë në këto ambiente, por thirrja e tyre ka qenë që shteti t'i ndihmojë në ndërtimin e shtëpive. Më shumë se 4,000 persona mbetën pa shtëpi, pas shkatërrimit të rreth 2 mijë ndërtesave.

Dy vjet nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë dhe

Procesi i rindërtimit vijon prej dy vitesh, por nuk ka shkuar ashtu siç do të donin qytetarët. Ky proces është shoqëruar me akuza për vjedhje fondesh, mosmbajtje premtimesh e shumë të tjera.

Dy vjet nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë dhe

 

Të fundit