Flash News

E-TJERA

Dyfishimi i tarifave për lejet e drejtimit, Gjinaj: E padrejtë, vendim tinëzar

Dyfishimi i tarifave për lejet e drejtimit, Gjinaj: E padrejtë, vendim

Sekretar i Përgjithshëm i Federatës së Transportit, Tonin Gjinaj ka reaguar pas lajmit se tarifat e shërbimeve për lejet e drejtimit do të dyfishohen dhe madje disa prej tyre edhe do të katërfishohen.

Ai tha në News 24, se ky vendim është marrë pa i njoftuar ata dhe kjo do të sjellë një konfuzion pas datës 4 shkurt.

Dje u vura në dijeni, por jo zyrtarisht, këto janë tarifa që janë vendosur tinëz dhe në mënyrë të padrejtë, pa marrë mendimin e grupeve të interesit. Nuk mund të katërfishohen çmimet e tarifave. Unë kam dijeni se hyjnë në fuqi në datën 4 shkurt. E papranueshme që në të mos jemi në dijeni. Kjo do të sjellë shumë konfuzion pas datën 4 shkurt. Është akrobaci dhe e paimagjinueshme. Së pari ne duhej të ishim informuar. Autoshkollat tani janë në prag falimenti, janë të dorëzuara”, shprehet Gjinaj.

Gjithashtu ai tha se do të mbledhin firma dhe do  të protestojnë, pasi shqiptarët nuk janë gati për një gjë të tillë.

Të fundit