Flash News

E-TJERA

Dygolëshi nuk e mban tek Interi, e ardhmja e Lukakut shihet tek Bayern Munich

Dygolëshi nuk e mban tek Interi, e ardhmja e Lukakut shihet tek Bayern

Rikthimi i Romelu Lukakut tek Interi nuk shkoi ashtu siç të gjithë mendonin, me belgun që ka shënuar pak gola dhe kryesisht me penallti. Dëmtimet e njëpasnjëshme dhe loja e dobët e ekipit ka bërë q sulmuesi të mos jetë në nivelin e duhur, edhe pse ka qenë deçisiv për zikaltërit në Champions.

Në përballjen e fundit ndaj Empolit, Lukaku zhvilloi paraqitjen më të mirë të sezonit, duke shënuar dy gola mjaft të bukur, si ato që jemi mësuar të shohim prej tij.

Pavarësisht këtij fakti, Lukaku nuk pritet të qëndroj më gjatë në Milano, në fund të këtij sezoni, Big Rom do të rikthehet te Chelsea, skuadër që ka në pronësi kartonin e tij.

As në Londër, Lukaku nuk pritet të qëndroj gjatë, Chelsea ka një mbipopullim në fazën sulmuese, duke bërë që e ardhmja e tij të shihet diku tjetër.

Megjithatë për 29-vjeçarin ofertat nuk mungojnë dhe sipas mediave Lukaku ka përfunduar në orbitën e Bayern Munich, skuadër që kërkon me çdo kusht një qendërsulmues për të plotësuar vendin e lënë bosh nga Robert Leëandoëski.

Të fundit