Flash News

E-TJERA

Dyqan, toka, apartamente e makinë/ Nën akuzë për trafik droge, vlonjatit i sekuestrohet pasuria

Dyqan, toka, apartamente e makinë/ Nën akuzë për trafik

Gjykata e Vlorës, pas kërkesës së prokurorisë, ka sekuestruar pasuritë e shtetasit në zotërim të shtetasit Ilia Ziu si dhe pasuritë në emër të të afërmve të tij, konkretisht shtetasve E.Z dhe Ll.Z. Sipas burime zyrtare, pasuritë që zotërohen nga këta dy të fundit ka të dhëna të mjaftueshme se zotërohen në mënyrë të tërthortë nga shtetasi I.Z.

Shtetasi Ilia Ziu është i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i narkotikëve”. Pasuritë e sekuestruara janë: 2 pasuri të paluajtshme të llojit arë, 4 apartamente banimi, 2 poste parkimi, 1 njësi tregtare dyqan dhe 1 autoveturë).

Më konkretisht:

1. Pasuri e llojit “arë”, me sipërfaqe 702 m2 Siptallë.
2. Pasuria e llojit “arë”, me sipërfaqe 902 m2, Siptallë.
3. Apartament banimi sipërfaqe 109 m2, në Sarandë, porositur nga shtetasja E.Z.
4. Apartament banimi” me sipërfaqe 77.75 m2 Sarandë.
5. Apartament me sipërfaqe 110.07 m2 në Tiranë, në zotërim të shtetasit Ll.Z.
6. Apartament me sipërfaqe 70.03 m2 të ndodhur në rr. Kavajës, Tiranë, në zotërim të shtetasit Ll.Z.
7. Post parkimi me sipërfaqe të shfrytëzueshme 12.5 m2, Tiranë, në zotërim të shtetasit Ll.Z.
8. Post parkimi me sipërfaqe të shfrytëzueshme 12.5 m2, ndodhur në Tiranë, në zotërim të shtetasit Ll.Z.
9. Njësi tregëtare (dyqan)” me sipërfaqe 291 m2, porositur nga shtetasja E.Z.
10. Autoveturë e markës “Toyota”, Tipi “J12”, modeli “Land Criuser”, në pronësi të shtetasit I.Z.

Të fundit