Flash News

E-TJERA

Dyshime mbi listat e zgjedhësve në Himarë, shtohen 311 votues nga 2023 në 2024

Dyshime mbi listat e zgjedhësve në Himarë, shtohen 311 votues nga

Në Himarë janë shtuar me 311 vetë nga 2023 në 2024.

Ky informacion u dha nga nënkomisionerja e KQZ-së Lealba Pelinku në mbledhjen e Komisionit Rregullator ku po diskutohej pr/vendimi  "Për përdorimin e pajisjes elektronike të identifikimit të zgjedhësve për zgjedhjet e pjesshme për kryetar të Bashkinë Himarë, të datës 4 gusht 2024".

Anëtarët e zgjedhur nga opozita në Komisionin Rregullator të KQZ-së ngrenë shqetësimin pse janë shtuar 311 vetë në listën e zgjedhësve, duke iu referuar të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjëndjes Civile.

Nënkomisionerja e KQZ-së, Pelinku e quajti ndryshim vlerash anormal, dhe se do të dërgojë një kërkesë për informacion tek Gjëndja Civile për të shpjeguar ndryshimin e vendbanimit të këtyre banorëve nga bashkitë e tjera në Himarë.

Gjithashtu do të kërkohen dhe datat se kur janë bërë këto zhvendosje.

Të fundit