Flash News

E-TJERA

Dyshime mbi shkelje në procedurën e prokurimit, SPAK sekuestron dosjen e tenderit 400 mln euro të Porto Romanos

Dyshime mbi shkelje në procedurën e prokurimit, SPAK sekuestron dosjen

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka sekuestruar dosjen e tenderit për projektin e Porto Romanos, në kuadër të një hetimi për dyshime mbi shkelje në procedurën e prokurimit.
Sipas News 24, sekuestrimi është kryer të martën pranë Autoriteti Portual Durrës, ku ndodhej dokumentacioni i plotë i procedurës.

Tenderi për zhvillimin e projektit në Porto Romano ka një vlerë prej rreth 400 milionë eurosh dhe është zhvilluar në dy faza: parakualifikim dhe kualifikim.

Nga faza e parë e procedurës është skualifikuar një kompani holandeze, ndërsa më 9 mars është paraqitur vetëm një ofertë financiare.

Në garë ka mbetur e vetme një kompani greke, e cila ka vijuar me fazën përfundimtare të tenderit. Hetimet e SPAK pritet të verifikojnë nëse gjatë zhvillimit të procedurës janë respektuar kriteret ligjore dhe parimet e barazisë në garë.

 

 

 

Të fundit