Flash News

E-TJERA

Dyshoheshin si spiunë, Gjykata e Elbasanit liron dy rusët dhe ukrainasin

Dyshoheshin si spiunë, Gjykata e Elbasanit liron dy rusët dhe

Gjykata e Elbasanit ka liruar dy rusët Svetlana Timofevaa dhe Mikhail Zorin si dhe ukrainasin Fedir Alpatov.

Për shkak të përfundimit të afateve të paraburgimit, dhe se hetimet nuk u përfunduan dot për shkak se nuk u kryen ekspertimet teknike, Gjykata e Elbasanit lë në arrest shtëpie Mikhail Zorin dhe detyrim paraqitje Svetlana Timofeeva e Fiodor Mihailoviç, kanë bërë të ditur burime nga prokuroria.

 Ata u arrestuan në 10 gusht të 2022 pasi Svetlana Valerevna Timoveva bashkë me Mikhail Zorin dhe Fedis Alpatov tentuan të hynë në ish-u zinën ushtarake në Gramsh dhe hodhën spray djegës tek rojet ushtarake të objektit.

 

Të fundit