Flash News

E-TJERA

Qëllohet me armë zjarri në drejtim të një automjeti në Shkodër

Qëllohet me armë zjarri në drejtim të një automjeti

Është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Stom Golem. Denoncimi është bërë nga pronari i automjetit i cili ka raportuar se ka dëgjuar të shtëna.

“Mbrëmjen e djeshme, shtetasi S.K, ka telefonuar në Sallën Operative se në vendin e quajtur Stom Golem, Shkodër, ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri i cili dyshon se është qëlluar në drejtim të automjetit në pronësi të tij. (Pa shkaktuar dëme materiale në automjet).

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njofton policia.

Të fundit