Flash News

E-TJERA

Dyshohet për vrasje makabre! Kush është shqiptari që u shtua në listën e më të kërkuarve në Europë

Dyshohet për vrasje makabre! Kush është shqiptari që u shtua

Shpendi Malo, 34 vjeç, është emri më i ri i shtuar në listën e personave më të kërkuar në Europë, sipas “Europe’s Most Wanted”. Ai kërkohet për një vrasje të rëndë të ndodhur në Gjermani më 11 shtator 2019.

Sipas televizionit gjerman ZDF, Malo dyshohet se ka joshur një 27-vjeçar shqiptar përmes celularit, duke e tërhequr në pyllin urban Dölauer Heide, në qytetin Halle (Saale). Aty ai dyshohet se e ka qëlluar me thikë, duke e lënë të vdekur në vend. Për të fshehur gjurmët e krimit, trupi i pajetë është hedhur në një kanal dhe mbuluar me gjethe. Ai u gjet katër ditë më vonë nga kalimtarë të rastësishëm.

Policia gjermane nuk përjashton mundësinë e përfshirjes së një bashkëpunëtori në këtë krim, ndërsa ende mbetet i paqartë motivi, që sipas autoriteteve mund të lidhet me pazare droge.

Shpendi Malo përshkruhet si person i rrezikshëm. Ai ka flokë të errët dhe të drejtë, është shtatvogël dhe me trup të dobët. Një detaj dallues është prania e disa nishaneve në fytyrë, ndër të cilët më i dukshmi ndodhet poshtë syrit të djathtë.

Europoli ka paralajmëruar qytetarët që të mos i afrohen në asnjë rrethanë, por të njoftojnë menjëherë autoritetet nëse kanë informacion mbi vendndodhjen e tij.

Ai konsiderohet një nga personat më të rrezikshëm në Europë dhe është në arrati që prej ditës së krimit. Kërkimet për kapjen e tij janë intensifikuar në të gjithë kontinentin.

Të fundit