Flash News

E-TJERA

Dyshohet për konflikte pronësie, zbardhen detaje të reja nga hetimet për atentatin ndaj Bujar Nasufit

Dyshohet për konflikte pronësie, zbardhen detaje të reja nga

Janë zbardhur detaje të reja nga hetimet për atentatin e regjistruar mbrëmjen e 12 Janarit tek “Pallati me Shqigjeta” në Tiranë, ku u ekzekutua 56-vjeçari Bujar Nasufi.

Burime për mediat bëjnë me dije se Policia ende nuk ka mundur të identifikojë autorin, por nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja mund të ketë lidhje me konflikte pronësie.

Nga kqyrja e kamerave të sigurisë, hetuesit kanë mundur të përcaktojnë se autori ka nisur udhëtimin nga zona e Kombinatit drejt Selitës së Vogël, ku edhe ka ekzekutuar Bujar Nasufin. Policia ka zbuluar se vrasësi ka pritur më shumë se 15 minuta në një rrugicë pranë banesës së viktimës, i fshehur dhe i maskuar me kapuç. Ai ka pritur momentin kur bashkëshortja e viktimës ka dalë nga makina, dhe më pas ka sulmuar Bujar Nasufin me një armë zjarri të shkurtër (MP5).

Hetimet tregojnë se autori mund të ketë pasur njohuri të mira për zonën, pasi ka shmangur përdorimin e rrugëve kryesore dhe ka përdorur vetëm rrugica alternative. Edhe pas krimit, vrasësi është larguar me motor, duke përdorur një rrugicë shumë pranë vendit të ngjarjes, dhe më pas ka dalë në Kodër Sharrë, ku ka djegur motorin. Ky veprim ka ndodhur shumë pranë zonës nga ku u nis autori, në Kombinat.

Disa ditë më parë, familjarët e të ndjerit janë rimarrë në pyetje për të sqaruar konfliktet e mundshme që mund të ketë pasur viktima. Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të fundit