Flash News

E-TJERA

Dyshohet për lidhje me krimin, dy pistat ku po hetohet për zhdukjen e shefit të antidrogës

Dyshohet për lidhje me krimin, dy pistat ku po hetohet për zhdukjen e

Janë zbardhur detaje të reja nga zhdukja e mistershme prej gati një jave e shefit te antidrogës të Ulqinit dhe Tivarit, Rudolf Elezoviç.

Dyshohet se ai mund të jetë i përfshirë në trafikun e 2.5 ton marijuane në Malin e Zi, e cila u kap në kuadër të operacionit  "Kurthi” që çoi ne pranga 24 persona. Nga burimet pranë policisë, mësohet se emri i Elezoviç është përmendur nga një prej të arrestuarve në këtë operacion, Andrija Karadjinovic, i cili ndërkohë ka marë statusin e një dëshmitari të mbrojtur dhe dyshohet se Elezoviç ka qenë personi që jepte informacionet te grupi i trafikut të marijuanës për lëvizjet e policisë.

Duke u nisur nga kjo, dy janë pistat ku po hetohet. Një prej tyre është se Rudolf Elezoviç mund të jetë fshehur vetë, pas arrestimit të grupit të trafikut të marijuanës me të cilët dyshohet se kishte lidhje.

Dhe pista tjetër e hetimit është se ai mund të jetë ekzekutuar nga persona të tjerë të lidhur me krimin. Një grup polumbarësh kanë nisur kërkimet përgjatë lumit "Buna". 

Elezoviç ka humbur kontaktet me familjen që prej 27 majit dhe që atëherë rezulton i zhdukur në rrethana ende të paqarta. Në kontaktin e fundit që ai ka pasur me familjarët e tij, Elezoviç iu ka thënë se ishte duke pritur në afërsi të zonës së Pentarit, në lumin Buna, një person të vijë që ta merrte me varkë dhe ta çonte në anën tjetër të Malit të Zi.

Elezoviç aktualisht ishte efektiv i policisë kufitare në Malin e Zi. Ai së bashku me policinë shqiptare, ka qenë duke hetuar trafikun në dy anët e kufirit. 

 

Të fundit