Flash News

E-TJERA

Dyshohet se blinte vota për Tom Doshin, kryebashkiaku socialist i Vaut të Dejës paraqitet në GJKKO

Dyshohet se blinte vota për Tom Doshin, kryebashkiaku socialist i Vaut

Kristian Shkreli, kryebashkiaku i Vaut të Dejës, është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme, aty ku do të mbahet seanca e parë paraprake pasi SPAK kaloi për gjykim dosjen e tij.

Kryebashkiaku socialist akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhjet e 11 majit me dyshimin se u kërkonte banorëve vota në favor të PSD-së së Tom Doshit.

SPAK ka dyshime se gjatë fushatës se 11 majit, Shkreli u ka premtuar dhe ofruar të mira materiale zgjedhësve të fshatit Stajkë në Bashkinë e Vaut të Dejës, në këmbim të votës për Partinë Socialdemokrate.

Hetimi ndaj kryebashkiakut erdhi pas deklaratës së Ramës. Gjatë një takimi në Shkodër më 4 maj, Rama iu drejtua Shkrelit me fjalët: “Kristian mos më luaj me dy porta Kristian!”. Rama la të nënkuptohej asokohe se Shkreli angazhohej me PSD-në e Tom Doshit.

Të fundit