Flash News

E-TJERA

Dyshohet se do bënin vrasje në ish-bllok, agjentët civilë kapin dy nga Fieri me xhip të blinduar

Dyshohet se do bënin vrasje në ish-bllok, agjentët civilë
Foto Ilustruese

Një ngjarje kriminale është parandaluar nga agjentët e policisë së komisariatit Nr.2 në Tiranë, duke neutralizuar në kohë dy persona, për të cilët ishte marrë informacion se lëviznin me armë dhe do kryenin një vrasje.

Nga burime policore mësohet se dy personat që policia ka ndjekur për disa orë dhe më pas i ka ndaluar në sheshin “Willson” në Tiranë, janë Enrik Hoxha dhe Marko Quka, raporton "Ora News".

Të dy këta persona me origjinë nga Fieri, në momentin e ndalimit në zonën e ish-bllokut në Tiranë, nuk kanë bërë rezistencë.

Policia ka kontrolluar me imtësi mjetin e tyre, një fuoristradë të blinduar me targa kosovare, por nuk është gjendur asnjë lloj arme, sikundër thuhej në informacionin që ka qarkulluar brenda strukturave të policisë.

“Ora News” ka siguruar dhe fotot e automjetit të blinduar që policia ka sekuestruar dhe që tashmë ndodhet në komisariat.

Dyshohet se do bënin vrasje në ish-bllok, agjentët civilëDyshohet se do bënin vrasje në ish-bllok, agjentët civilë

Të dy të rinjtë nga Fieri, janë shoqëruar në ambjentet e komisariarit Nr.2 në Tiranë, ku pasi u morën në pyetje, janë lënë sërisht të lirë nga policia.

Ndërsa mjeti i tyre i blinduar me targa kosovare, me të cilin lëviznin në zonën e ish-bllokut, është sekuestruar nga policia dhe po kryehen hetime të mëtejshme.

Identifikimi i këtij automjeti që lëvizte në mënyrë të dyshimtë në zonën e stadiumit “Dinamo” dhe zonës së ish-bllokut është bërë nga një telefonatë.

Të fundit