Flash News

E-TJERA

Dyshohet se do të kryente vrasje, policia gjen armë të tjera në banesën e ish-efektivit të RENEA-s

Dyshohet se do të kryente vrasje, policia gjen armë të tjera

Një ditë më parë u arrestua Remal Rada, ish-efektivi i RENEA-s, i cili u kap me snajper dhe mjete tjera luftarake në makinë. Gjatë kontrollit në banesë, policia ka gjetur edhe sende të tjerë të jashtëligjme.

Uniformat blu kanë gjetur 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, targa shqiptare dhe të huaja, 4 thika, 13 pajisje fiksuese si ato të armëve, shenjestër optike, 15 aparate celulare, 2 radio dhe pajisje të tjera që përdoren nga policia.   

Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Rada ka shërbyer për një kohë të gjatë në radhët e Policisë së Shtetit, në repartin e RENEA-s dhe ishte larguar nga detyra rreth 3 muaj më parë, ndërsa ka dyshime të forta se ish polici dhe shoku i tij do kryenin një vrasje.

Të fundit