Flash News

E-TJERA

Dyshohet se e ndihmoi të arratiset, shoqërohet shoku i Habib Rexhës

Dyshohet se e ndihmoi të arratiset, shoqërohet shoku i Habib

Pak orë pas vetëdorëzimit të Habib Rexhës lidhur me vrasjen e ndodhur pasditen e të dielës në Kavajë, policia shoqëroi edhe shokun e autorit,

Ervis Kurti është shoqëruar dhe pritet të merret në pyetje, pasi dyshohet se ndihmoi Rexhën të arratiset pas vrasjes së Arjan Gosës në Kavajë.

 Vetë Rexha ka dëshmuar para policisë se ka qenë bashkë me shokun e tij kur ka parë Arjan Gosën rastësisht duke pirë kafe në një lokal në Kavajë dhe ka marrë armën duke shkuar pranë tij.

Edhe pse ka pranuar se shoku i tij nuk ka qenë në dijeni të krimit që do kryente, ai ka treguar se pas vrasjes është larguar bashkë me të në drejtim të Kukësit.

Të fundit