Flash News

E-TJERA

Më kanë dhunuar!"/ RENEA rrethon pallatin në Astir, qytetarja nuk hap derën pas denoncimit

Më kanë dhunuar!"/ RENEA rrethon pallatin në Astir,

Një situatë e tensionuar ka ndodhur në zonën e Astirit në Tiranë, ku Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA kanë rrethuar një pallat, pas telefonatës së një vajze që ka denoncuar dhunë nga disa persona.

Policia e Tiranës ka bërë me dije se kallëzimi ka ardhur nga shtetasja S.Q, e cila ka telefonuar në sallën operative për të njoftuar se ndodhet në një banesë në katin e 8-të dhe është dhunuar nga disa individë.

Në njoftimin e policisë thuhet se, menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë, Grupi Hetimor dhe shërbimet zjarrëfikëse janë dërguar në vendngjarje për të zbardhur ngjarjen dhe ofruar ndihmën e nevojshme për qytetaren.

Por vajza ka mbyllur derën e banesës dhe nuk pranon të hapë, duke krijuar një situatë të tensionuar që ka sjellë ndërhyrjen e forcave speciale.

Policia është duke negociuar me shtetasen S.Q për të siguruar situatën dhe për të siguruar ndihmën e nevojshme, ndërkohë që forcat e rendit po vazhdojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Në vendngjarje ka mbërritur edhe një ambulancë për të ofruar ndihmën e shpejtë në rast të nevojës. 

Të fundit