Flash News

E-TJERA

Dyshohet se është mbytur në lumin Buna, polumbarët në kërkim të të moshuarit

Dyshohet se është mbytur në lumin Buna, polumbarët në
Foto Ilustruese

Polumbarët e RENEA-s janë vënë në kërkim të një të moshuari i cili dyshohet se është mbytur në lumin Buna.

Policia njofton se ishte familja e 75-vjeccarit që ka denoncuar zhdukjen e tij me dyshimet se mund të jetë vetëmbytur.

Polumbarët janë duke kryer kontrolle në ujë.

“Rreth orës 10:00, salla operative e Policisë Shkodër ka marrë njoftim nga familjarët e shtetasit N. Ç., 75 vjeç, banues në lagjen “Vojo Kushi”, Shkodër, se dyshohet që ky shtetas mund të jetë vetëmbytur në lumin Buna.     

Shërbimet e Policisë kanë nisur menjëherë kontrollet. Janë njoftuar edhe polumbarët e RENEA-s, me qëllim gjetjen e këtij shtetasi”, njofton policia.

Të fundit