Flash News

E-TJERA

Dyshohet se gëlltiti brisqe, dërgohet në spital 28-vjeçari nga burgu i Drenovës

Dyshohet se gëlltiti brisqe, dërgohet në spital 28-vjeçari

Mësohet se një 28 vjeçar ka gëlltur brisqe në IEVP Drenovë dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës.

 Burime bëjnë me dije se 28 vjeçari, Mus Gjauri, pak minuta më parë ka thënë në burg se ka gëlltitur sende metalike, të dyshuara si brisqe roje.

Menjëherë u transportua në spital për të bërë ekzaminimet dhe verifikimet e nevojshme.

Sipas informacioneve, 28 vjeçari është problematik dhe ky mund të jetë edhe një simulim nga ana e tij, pasi kërkon transferimin nga burgu i Drenovës.

Mus Gjauri nga Puka, vuan dënimin për vepra penale të vjedhjes me dhunë dhe mashtrimit. Pritet të kryhen ekzaminimet për të parë realisht gjendjen e tij shëndetësore.

Të fundit