Flash News

E-TJERA

Dyshohet se i ngacmonte gruan, 57-vjeçari plagoset nga komshiu me thikë

Dyshohet se i ngacmonte gruan, 57-vjeçari plagoset nga komshiu me
Foto Ilustruese

Një plagosje me thikë është regjistruar paraditen e kësaj të enjteje në Vlorë.

Burime zyrtare bëjnë me dije se Pilo Sevi ka goditur me thikë shtetasin Ferdinant Petriti, 57 vjeç, banues në Vlorë, pas një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, në lagjen “Pavarsia”.

Mësohet se autori dhe i plagosuri ishin komshinj me njëri-tjetrin dhe Pilo Selvi dyshonte se Ferdinant Petriti i ngacmonte gruan. 

57-vjeçari është transportuar në spitalin e Vlorës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa Pilo Selvi është shoqëruar në komisariat.

Policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit