Flash News

E-TJERA

Dyshohet se kalonte shqiptarët nga Franca në Britani, arrestohet 30-vjeçari në Londër

Dyshohet se kalonte shqiptarët nga Franca në Britani, arrestohet

Një 30-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë britanike. Ai akuzohet për kontrabandën e shqiptarëve që shkojnë ilegalisht në Britani.

Kjo e fundit ka ngritur alarmin për numrin e lartë të shqiptarëve që shkojnë ilegalisht përmes Kanalit të La Manshit.

30 vjeçari u kap të hënën në zonën Tolëorth Rise të Surbiton. Ai dyshohet bashkërendonte lëvizjet e emigrantëve nga Franca drejt Britanisë së Madhe me varka të vogla.

Pas kontrollit të banesës së tij, policia ka sekuestruar një sasi parash, por vlera nuk është bërë e ditur.

Burimi: NCA

Të fundit