E-TJERA

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me 12-vjeçaren, e kanosi të mos flasë, pranga 47-vjeçarit në Mat

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me 12-vjeçaren, e kanosi

Policia e Matit ka vënë në pranga një 47-vjeçar me inicialet U. C. pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur 12-vjeçe.

Sipas policisë, ngjarja mendohet se ka ndodhur dy javë më parë, ndërsa i dyshuari e ka kanosur të miturën për të mos treguar.

Megjithatë, e mitura së bashku me familjarët ngjarjen në fjalë e kanë kallëzuar në Komisariat ditën e djeshme.

"Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat u bë ndalimi i shtetasit U. C., 47 vjeç, banues në Mat, pasi dyshohet se rreth dy javë më parë ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur 12-vjeçe, dhe me datë 01.12.2021, shtetasi U. C, e ka kanosur atë për të mos treguar.

E mitura së bashku me familjarët ngjarjen në fjalë e kanë kallëzuar në Komisariat ditën e djeshme, dhe materialet procedurale në ngarkim të shtetasit U. C., i kaluan Prokurorisë Mat për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, dhe “Kanosja”", sqaron policia. 

Të fundit