Flash News

E-TJERA

Dyshohet se piu një sasi medikamentesh, 2-vjeçari transportohet me helikopter nga Saranda në Tiranë

Dyshohet se piu një sasi medikamentesh, 2-vjeçari transportohet me

Një 2-vjeçar është paraqitur sot në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Sarandës dhe po transportohet me helikopter drejt Tiranës.

Paraprakisht, dyshohet se 2-vjeçari ka pirë një sasi medikamentesh.

Pasi i është dhënë ndihma e parë nga spitali i Sarandës, i mituri është nisur për mjekim më të specializuar drejt Tiranës. Ndërkohë policia e Sarandës ka nisur hetimet.

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, në spitalin e Sarandës ka shkuar për ndihmë mjekësore një fëmijë i mitur 2 vjeç, pasi dyshohet se ka konsumuar aksidentalisht një sasi medikamentesh mjekësore, në banesën e tij.

2-vjeçari është transportuar në Tiranë për ndihmë mjekësore të specializuar.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të rastit.

Të fundit