Flash News

E-TJERA

SPAK jep pretencën për iranianin, dyshohet se po përgatiste sulme terroriste

SPAK jep pretencën për iranianin, dyshohet se po përgatiste sulme

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka dhënë pretencën për shtetasin iranian Bijan Polagrad, i cili dyshohet se po përgatiste sulme terroriste në vendin tonë.

SPAK ka kërkuar 15 vite burg për iranianin i cili dyshohet se mblidhte të dhëna dhe informacione për anëtarët e MEK në Manzë, e faktuar nga organi i akuzës me materiale të gjetura në telefonin e tij.

Iraniani përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe do të vuajë 10 vite heqje lirie, nëse shpallet fajtor nga gjykata.

Polagrad akuzohet për veprat penale “Vepra me qëllime Terroriste”, “Organizata Terroriste”, “Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj” dhe “Organizimi për pjesëmarrje në veprime luftarake në një shtet të huaj”.

Të fundit