Flash News

E-TJERA

Dyshohet se ra nga trageti i linjës Greqi-Itali, vijojnë patrullimet në det për gjetjen e të zhdukurit

Dyshohet se ra nga trageti i linjës Greqi-Itali, vijojnë patrullimet

Roja Bregdetare dhe Policia Kufitare po vijojnë patrullimet në det në përpjekje për të gjetur personin që dyshohet se është zhdukur disa ditë më parë nga një traget i linjës Greqi-Itali.

Gjatë gjithë vijës bregdetare të Gadishullit të Karaburunit, nga gjiret e vogla deri tek zona shkëmbore, dhe në zonën e Himarës, po kërkohet për të gjetur të zhdukurin.

Deri tani nuk ka asnjë gjurmë të tij.

Sipas ekuipazhit të tragetit, personi rezulton i zhdukur, por nuk është konfirmuar ende nëse ai është hedhur, ka rënë aksidentalisht në det, apo bëhet fjalë për ndonjë divergjencë nga ana e vetë personit që ka çuar në mosgjetjen e tij.

Të fundit