Flash News

E-TJERA

Nga qelia, ish-gjyqtarja e Elbasanit kërkon shfuqizimin e masës "arrest në shtëpi"

Nga qelia, ish-gjyqtarja e Elbasanit kërkon shfuqizimin e masës

Pajtime Fetahu, ish-gjyqtarja e Elbasanit, ka kërkuar në Gjykatën e Lartë të shfuqizojë masën e sigurisë “arrest në shtëpi” caktuar nga Gjykata e Posaçme.

SPAK dyshon se Fetahu është korruptuar nga vëllezërit Franc e Hajdar Çopja, të dyshuar si anëtarë të një grupi kriminal të përfshirë në ngjarje të rënda, përfshi masakrën e Bradasheshit ku u vranë tre persona ne 2018-en, por edhe në trafikun e drogës.

Ndërkohë që kërkon ndryshimin e masës “arrest në shtëpi”, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu është duke vuajtur një masë sigurie “arrest në burg”.

Të fundit