Flash News

E-TJERA

Dyshohet se u mbyt në Gjirin e Lalëzit, gjendet trupi i pajetë i 22-vjeçarit nga Tirana

Dyshohet se u mbyt në Gjirin e Lalëzit, gjendet trupi i pajetë i

Gjendet trupi i pajetë i 22-vjeçarit me iniciale A.S., i cili dyshohet se dy ditë më parë u mbyt duke u larë në det, në Gjirin e Lalëzit.

Policia sqaron se mëngjesin e sotme shërbimet e Policisë Kufitare dhe Polumbarët kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrën nga deti të trupit të pajetë për të cilin dyshohet se i përket të riut nga Tirana.

“Në vijim të informacionit të dhënë më datë 17.08.2021, se te Gjiri i Lalëzit, Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det shtetasi A.S., ju informojmë se:

Ditën e sotme rreth orës 08:15, shërbimet e Policisë Kufitare dhe Polumbarët kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrën nga deti të trupit të pajetë për të cilin dyshohet se është shtetasi A. S., 22 vjeç, banues në Tiranë”, bën të ditur policia.

Të fundit