Flash News

E-TJERA

Dyshohet se u përplas nga një makinë, gjendet i pajetë një person në Dibër

Dyshohet se u përplas nga një makinë, gjendet i pajetë

Një person është gjendur i pajetë në vendin e quajtur "Ura e Gjoricës", në Dibër. 

Sipas policisë, dyshohet se F.L., rreth 60 vjeç është aksidentuar nga një automjet, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

Dibër/Informacion paraprak

Rreth orës 17:00, në vendin e quajtur "Ura e Gjoricës", është gjetur pa shenja jete, shtetasi F.L., rreth 60 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ky shtetas është aksidentuar nga një automjet, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes. 

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Të fundit