Flash News

E-TJERA

Dyshohet se u vra me thikë nga partneri në Tiranë, publikohet FOTO e 24-vjeçares nga Palestina

Dyshohet se u vra me thikë nga partneri në Tiranë, publikohet

Ryyan Alwan, 24-vjeçarja palestineze, u vra me thikë në Tiranë, në një ngjarje që dyshohet të jetë një vrasje e paramenduar.

Sipas raportimeve të gazetarit Igli Celmeta për BalkanWeb, grupi hetimor ka dyshime të forta se bashkëshorti i saj, Fadi Alwan, 49 vjeç, ka planifikuar krimin.

Pas analizimit të veprimeve të tij, hetuesit kanë konstatuar se ai ka dalë shumë qetë nga vendi i ngjarjes pas kryerjes së krimit.

Kjo ishte hera e parë që çifti vizitonte Shqipërinë, ndërsa policia vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Të fundit